LAJME
Paradoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë!Aksident në rrugën industriale, një person është goditur nga vetura – shihet edhe një karrocë fëmijësh?!Paradoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë!Aksident në rrugën industriale, një person është goditur nga vetura – shihet edhe një karrocë fëmijësh?!
Lajmi ditës

Publikohen gjetjet e para të autopsisë për studenten nga Maqedonia që humbi jetën në Selanik – ja çfarë zbulojnë

Publikohen gjetjet e para të autopsisë për studenten nga Maqedonia që humbi jetën në Selanik – ja çfarë zbulojnë

Shkaqe patologjike, përkatësisht vdekja si pasojë e një sëmundjeje ose procesi natyror në organizëm, janë gjetjet e para për vdekjen e vajzës 24-vjeçare nga Maqedonia, e cila u gjet e pajetë në një apartament në zonën Sikiés të Selanikut, sipas rezultateve fillestare të autopsisë mjeko-ligjore të publikuara nga mediumi grek Thestival.gr.

Sipas informacioneve të deritanishme, gjatë autopsisë nuk janë gjetur shenja që do të tregonin për një vepër penale. Autoritetet po presin rezultatet e analizave toksikologjike, të cilat pritet të japin më shumë të dhëna dhe të konfirmojnë shkakun e saktë të vdekjes.

Vajza 24-vjeçare, me origjinë nga Maqedonia, ishte raportuar e zhdukur pasi familja e saj nuk kishte mundur të kontaktonte me të. Rasti ende po hetohet, ndërsa autoritetet po verifikojnë të gjitha informacionet në lidhje me rrethanat e vdekjes së saj.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një studente nga Prilepi.

Ndaj / Сподели