LAJME
Avokatja gjendet pa shenja jete në zyrën e saj, ja detajetDritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në ShqipëriMemishi: Askush nuk do të amnistohet për këto akte vandale dhe dëmtimin e pasurisë publikePërsëri aksident trafiku në Tetovë, motoçiklisti përfshihet në aksident, ja detajetTrump zgjat me një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor, mbeten në fuqi sanksionet“Do të merret vendim radikal për trotinetet elektrik në Maqedoni”, ja nga cila moshë do të mund të drejtohenTetovari kërcënon prindërit dhe shkatërron orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policiaDramë në Tetovë, i mituri nga Poroj i ik policisë dhe përplaset me veturën e policisë, ja detajetAvokatja gjendet pa shenja jete në zyrën e saj, ja detajetDritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në ShqipëriMemishi: Askush nuk do të amnistohet për këto akte vandale dhe dëmtimin e pasurisë publikePërsëri aksident trafiku në Tetovë, motoçiklisti përfshihet në aksident, ja detajetTrump zgjat me një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor, mbeten në fuqi sanksionet“Do të merret vendim radikal për trotinetet elektrik në Maqedoni”, ja nga cila moshë do të mund të drejtohenTetovari kërcënon prindërit dhe shkatërron orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policiaDramë në Tetovë, i mituri nga Poroj i ik policisë dhe përplaset me veturën e policisë, ja detajet
Lajmi ditës

Trump zgjat me një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor, mbeten në fuqi sanksionet

Trump zgjat me një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor, mbeten në fuqi sanksionet


Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke argumentuar se situata në rajon vazhdon të paraqesë rreziqe për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme amerikane.
Vendimi mban në fuqi regjimin e sanksioneve dhe masave ndëshkuese ndaj individëve, grupeve dhe organizatave që konsiderohen se minojnë paqen, stabilitetin, marrëveshjet e pasluftës dhe institucionet demokratike në rajon.
Sipas administratës amerikane, vazhdojnë të ekzistojnë shqetësime lidhur me përpjekjet për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të dobësuar institucionet e krijuara pas konflikteve të viteve ’90, si dhe për korrupsionin e rëndë që pengon sundimin e ligjit dhe zhvillimin demokratik.
Shtëpia e Bardhë vlerëson se veprimet destabilizuese, dhuna ekstremiste, korrupsioni dhe përpjekjet për të shmangur sanksionet amerikane vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për stabilitetin rajonal dhe interesat e Shteteve të Bashkuara.
Me këtë vendim, baza ligjore që i lejon Uashingtonit të vendosë ose të mbajë në fuqi sanksione ndaj personave dhe subjekteve të lidhura me aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor do të mbetet aktive deri në qershor të vitit 2027.
Regjimi i emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor është në fuqi që prej vitit 2001, por është zgjeruar në disa raste gjatë viteve për të përfshirë edhe korrupsionin e rëndë, minimin e institucioneve demokratike dhe kërcënimet ndaj marrëveshjeve të paqes në rajon.

Ndaj / Сподели