Lajmi ditës

Kurti: S’ka më terminale doganore private

Kurti: S’ka më terminale doganore private

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë rreth 15 vendime, prej të cilave edhe atë për dhënie në shfrytëzim të disa ngastrave kadastrale për Doganën.

“Urime, të gjitha terminalet doganore i kemi publike”, ka thënë kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë, pas miratimit të këtij vendimi. Kryeministri Albin Kurti ka kumtuar të enjten në Qeveri se më nuk ka terminale doganore private. Për të gjitha hapësirat që ishin në shfrytëzim nga një numër kompanish, nuk është vazhduar kontrata dhe e fundit është një sosh që ka kaluar në menaxhim publik sivjet.

Ndaj / Сподели