Lajmi ditës

Ali Ahmeti nga Saraji: BDI do t’ua rikthejë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë

Ali Ahmeti nga Saraji: BDI do t’ua rikthejë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Saraj, shkruan Tema.mk
Përmes një postimi, Ahmeti theksoi se në një atmosferë entuziazmi, uniteti dhe besimi u zgjodhën organet drejtuese të degës, përfshirë Kryesinë e Degës, Këshillin Mbikëqyrës, Komitetin e Veteranëve dhe sekretarët e sekretariateve.


“Saraji edhe një herë dëshmoi se mbetet një bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik dhe se është i gatshëm të japë kontributin e tij për rikthimin e dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë të shqiptarëve”, shkroi Ahmeti.
Ai uroi të gjithë të zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke u dëshiruar suksese dhe angazhim në shërbim të anëtarësisë, qytetarëve dhe kauzës së përbashkët. Në përfundim, Ahmeti theksoi se me unitet, përgjegjësi dhe besim, BDI do të vazhdojë të forcohet dhe, sipas tij, do t’u rikthejë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë./Tema.mk/

Ndaj / Сподели