Lajmi ditës

40-vjeçarja nga Gostivari “bëri kaos” në shtëpi: Rrahu bashkëshortin, ia theu telefonin dhe dëmtoi orenditë

40-vjeçarja nga Gostivari “bëri kaos” në shtëpi: Rrahu bashkëshortin, ia theu telefonin dhe dëmtoi orenditë

Zyrtarët policorë ne Gostivar dje rreth orës 12:40 kanë privuar nga liria një grua 40-vjeçare nga një fshat i rajonit të Gostivar.

Sipas policisë, veprimi është ndërmarrë pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshorti i saj 52-vjeçar, i cili ka deklaruar se rreth orës 07:30, pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare, ajo e ka sulmuar fizikisht. Gjatë incidentit, gruaja dyshohet se ka thyer një pjesë të orendive të shtëpisë dhe i ka dëmtuar telefonin celular.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Ndaj / Сподели