Dy persona dyshohet se janë vrarë dhe e një person tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.
Një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe njërin prej vëllezërve të saj, ndërsa djali i axhës së saj gruas ka mbetur i plagosur.
Reporteri.net ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim zyrtar dhe detaje lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
