Lajmi ditës

25-vjeçari nga Poroj voziste pa patentë shoferi, policia ia sekuestron veturën në Tetovë

25-vjeçari nga Poroj voziste pa patentë shoferi, policia ia sekuestron veturën në Tetovë

Në lagjen Drenovec–Poroj të Tetovës, policia ka ndaluar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte M.M. (25) nga fshati Poroj.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po drejtonte mjetin pa patentë shoferi.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit është privuar nga liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa vetura është sekuestruar nga autoritetet.

Ndaj / Сподели