Lajmi ditës

Zbulim i pazakontë në Neproshten: Nën asfaltin e rrugës Tetovë–Jazhinc dalin kalldrëme të vjetra

Zbulim i pazakontë në Neproshten: Nën asfaltin e rrugës Tetovë–Jazhinc dalin kalldrëme të vjetra

Gjatë punimeve që po zhvillohen në fshatin Neproshten për ndërtimin e një rreth-rrotullimi, i cili do të lidhë qarkoren e Treboshit me rrugën rajonale Tetovë–Jazhinc, është zbuluar një gjetje interesante, shkruan Tema.mk.


Sipas pamjeve nga terreni, nën shtresën e asfaltit kanë dalë kalldrëme të vjetra, të cilat, sipas banorëve dhe njohësve lokalë, mund të datojnë prej shumë shekujsh më parë.
Ky zbulim ka nxitur interesim te qytetarët, të cilët shtrojnë pyetjen nëse e gjithë traseja e rrugës Tetovë–Jazhinc është ndërtuar mbi një rrugë të vjetër me kalldrëm./Tema.mk/

Ndaj / Сподели