Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka kryer këqyrje në vendngjarje, në afërsi të Vinicës, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli me plagë nga armë zjarri. Sipas veprimeve të ndërmarra deri në këtë moment, personi është identifikuar si rojtar gjuetie, i cili ka qenë pjesë e një grupi për gjueti komerciale.
Po vazhdojnë veprimet për sigurimin e provave, ndërsa po kryhen kontrolle dhe ekspertiza përkatëse të gjurmëve.
Janë ndaluar tre shtetas të huaj dhe një shtetas maqedonas, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të gjuetisë komerciale dhe po hetohet nëse kanë qenë të përfshirë në të shtënat
