LAJME
“Shëtitorja qesharake” në Gostivar, “pak asfalltë dhe pak zallë”I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa paraErzen Elezi: Pranohet donacion i ri në Spitalin e Tetovës, pajisje CTG për përmirësimin e kujdesit në gjinekologjiTrafiku i anijeve tregtare mbetet i ulët në Ngushticën e HormuzitNën ndikimin e alkoolit, tetovari ka sulmuar fizikisht gruan e tij – DetajeReagon Levica: Kasami dikton politikat, reforma në arsim i ka prioritet universitetet shqiptare“Ishte bllokuar një kabllo e kranit, pjesa mtalike e konstruksionit është thyer”…policia jep detaje se si vdiq dje tetovari duke punuar“Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet të pijë duhan”, ja në cilin shtet“Shëtitorja qesharake” në Gostivar, “pak asfalltë dhe pak zallë”I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa paraErzen Elezi: Pranohet donacion i ri në Spitalin e Tetovës, pajisje CTG për përmirësimin e kujdesit në gjinekologjiTrafiku i anijeve tregtare mbetet i ulët në Ngushticën e HormuzitNën ndikimin e alkoolit, tetovari ka sulmuar fizikisht gruan e tij – DetajeReagon Levica: Kasami dikton politikat, reforma në arsim i ka prioritet universitetet shqiptare“Ishte bllokuar një kabllo e kranit, pjesa mtalike e konstruksionit është thyer”…policia jep detaje se si vdiq dje tetovari duke punuar“Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet të pijë duhan”, ja në cilin shtet
Lajmi ditës

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë! Autori në kërkim

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë! Autori në kërkim

Një vrasje e trefishte është regjistruar këtë të martë në Mal të Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, tre persona janë vrarë në lagjen që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.

Në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër shqiptarë nga Rozhaja të identifikuar si Denis Hoti 28 vjeç dhe Nezrin Hoti 27 vjeç. Policia është në kërkim të autorit të dyshuar, Vehid Muric nga Rozhaja.

Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira. Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, ka njoftuar Policia.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka shumë të ngjarë të jetë kryer duke përdorur një armë të ftohtë.

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ai gjithashtu kreu dhunë ndaj nënës së tij në shtëpinë e familjes.

Ndaj / Сподели