Lajmi ditës

“Transformimi i Spitalit të Tetovë”, Elezi ndan pamjet: T’ua lehtësojmë jetën pacientëve (VIDEO)

“Transformimi i Spitalit të Tetovë”, Elezi ndan pamjet: T’ua lehtësojmë jetën pacientëve (VIDEO)

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi, ka publikuar një video nga hapësirat e brendshme të institucionit, pas përfundimit të punimeve për shtrimin e asfaltit, shkruan Tema.mk.
Në video shihet realizimi i punimeve infrastrukturore brenda oborrit të spitalit, ndërsa Elezi thekson se qëllimi i çdo hapi dhe çdo investimi mbetet i njëjtë – përmirësimi i kushteve dhe lehtësimi i shërbimeve për pacientët dhe qytetarët.
“Në çdo hap dhe në çdo punë synimi ynë është i njëjtë, t’ua lehtësojmë jetën pacientëve dhe qytetarëve. Veprat tona janë dëshmia më e mirë,” thuhet në mesazhin e tij të publikuar së bashku me videon./Tema.mk.

https://www.facebook.com/share/v/18ZZbe4Lqj

Ndaj / Сподели