Lajmi ditës

Edi Rama në kërkim të tunelit sekret! Ja konspiracioni i këshilltares së re për media nga Maqedonia (VIDEO)

Edi Rama në kërkim të tunelit sekret! Ja konspiracioni i këshilltares së re për media nga Maqedonia (VIDEO)

Këshilltarja e re e Edi Ramës, Vlerë Gjakova nga Maqedonia, dikur pretendonte se një tunel sekret lidh ambasadën amerikane në Shkup me Bondsteel-in!Një deklaratë e bërë në një emision televiziv në vitin 2023 nga Vlerë Gjakova, e cila raportohet se është emëruar së fundmi këshilltare e kryeministrit Edi Rama për çështjet e medias, rikthehet në vëmendje. Asokohe, ajo pretendonte se ekzistonte një tunel nëntokësor që lidhte Ambasadën Amerikane në Shkup me kampin ushtarak amerikan Bondsteel në Kosovë.Emërimi i Vlerë Gjakovës në pozicionin e këshilltares për median pranë kryeministrit shqiptar Edi Rama ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të saj të mëparshme, e cila shkaktoi reagime në hapësirën mediatike shqiptare.

Në qershor të vitit 2023, gjatë një diskutimi në emisionin televiziv «E Diell» në Top Channel, ku ishte e pranishme edhe në një panel me Alfred Cakon, Gjakova foli për ekzistencën e një tuneli nëntokësor që, sipas saj, niste nga Ambasada Amerikane në Shkup dhe përfundonte në kampin ushtarak amerikan Bondsteel në Kosovë.”Nga ambasada amerikane në Maqedoni në Shkup deri te Bondsteel-i është një tunel nëntokësor që i lidh këto dy shtete”, ishte pretendimi i saj gjatë diskutimit televiziv.Ajo shkoi edhe më tej, duke pretenduar se në Bondsteel vepronin persona nga agjenci të ndryshme të inteligjencës ndërkombëtare.Nuk rezulton të ketë dokumentacion zyrtar, konfirmim nga autoritetet amerikane, maqedonase apo të Kosovës, apo ndonjë dëshmi të besueshme që vërteton ekzistencën e një infrastrukture të tillë./Tema.mk/

Ndaj / Сподели