Lajmi ditës

Mëngjes i ftohtë, ditë me diell: Si do të jetë moti sot dhe gjatë fundjavës?

Mëngjes i ftohtë, ditë me diell: Si do të jetë moti sot dhe gjatë fundjavës?

Mëngjes i ftohtë, ditë me diell: Si do të jetë moti sot dhe gjatë fundjavës?

Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot kryesisht me diell, me shtim të vranësirave gjatë pasdites dhe pa reshje. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 7 gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijë në 24–25 gradë Celsius.

Edhe gjatë fundjavës, pritet të vazhdojë moti kryesisht i qëndrueshëm, me mëngjese të ftohta dhe ditë të këndshme me diell. Në Shkup, të shtunën temperatura maksimale pritet të arrijë rreth 23 gradë, ndërsa të dielën rreth 24–25 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të jenë rreth 6–7 gradë dhe, sipas parashikimeve aktuale, nuk priten reshje. / Aktuale.mk

Ndaj / Сподели