Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë thirrje publike ndaj Ziadin Sela që të rikthehet në parti, duke theksuar se përçarjet duhet të marrin fund.Taravari deklaroi se nga sot ai ka fituar zyrtarisht vulën e Aleancës për Shqiptarët, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për legjitimitetin e strukturave që ai udhëheq.
“Dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe Selën. Bashkimi është i domosdoshëm,” u shpreh Taravari. Ai gjithashtu paralajmëroi se çdo individ apo grup që përdor emrin dhe logon e partisë pa autorizim do të përballet me padi në gjykatë.
