Një qytetar ka denoncuar se ka blerë një produkt qumështi me afat të skaduar në një nga marketet e zinxhirit “Kipper”, përcjell Tema.mk.
Sipas denoncimit të dërguar në redaksi, bëhet fjalë për një kos, i cili sipas qytetarit kishte kaluar afatin e përdorimit dhe kishte erë të pakëndshme.
“Më herët e bleva në ‘Kipper’, por kosi ishte me afat të skaduar dhe kishte erë të thartë”, ka deklaruar qytetari për redaksinë.
Qytetarët kanë shprehur edhe më parë ankesa të ngjashme lidhur me produkte të dyshuara si të skaduara në markete, ndërsa presin që institucionet kompetente të kryejnë kontrollet e nevojshme dhe të marrin masa nëse konstatohen parregullsi.
