Lajmi ditës

Rrokulliset një veturë në bulevardin “V.S. Bato” në Poroj

Rrokulliset një veturë në bulevardin “V.S. Bato” në Poroj

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “V.S. Bato” në Poroj, ku një veturë është rrokullisur për shkaqe që ende nuk dihen, mëson Tema.mk.


Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e zonës dhe hetimin e rastit.


Për momentin nuk ka informata zyrtare nëse ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes./Tema.mk/

Ndaj / Сподели