LAJME
Avokatja gjendet pa shenja jete në zyrën e saj, ja detajetDritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në ShqipëriMemishi: Askush nuk do të amnistohet për këto akte vandale dhe dëmtimin e pasurisë publikePërsëri aksident trafiku në Tetovë, motoçiklisti përfshihet në aksident, ja detajetTrump zgjat me një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor, mbeten në fuqi sanksionet“Do të merret vendim radikal për trotinetet elektrik në Maqedoni”, ja nga cila moshë do të mund të drejtohenTetovari kërcënon prindërit dhe shkatërron orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policiaDramë në Tetovë, i mituri nga Poroj i ik policisë dhe përplaset me veturën e policisë, ja detajetAvokatja gjendet pa shenja jete në zyrën e saj, ja detajetDritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në ShqipëriMemishi: Askush nuk do të amnistohet për këto akte vandale dhe dëmtimin e pasurisë publikePërsëri aksident trafiku në Tetovë, motoçiklisti përfshihet në aksident, ja detajetTrump zgjat me një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor, mbeten në fuqi sanksionet“Do të merret vendim radikal për trotinetet elektrik në Maqedoni”, ja nga cila moshë do të mund të drejtohenTetovari kërcënon prindërit dhe shkatërron orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policiaDramë në Tetovë, i mituri nga Poroj i ik policisë dhe përplaset me veturën e policisë, ja detajet
Lajmi ditës

“Rikonstruimi”, VLEN do të udhëheq me ministrinë e drejtësisë dhe Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ja DETAJET

“Rikonstruimi”, VLEN do të udhëheq me ministrinë e drejtësisë dhe Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ja DETAJET

Bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë mes partnerëve të koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, pritet të përmbyllen deri në fundjavë.

Sipas informacioneve që ka siguruar ZYRTARE.net nga burime të përfshira në negociata, VLEN ka arritur të sigurojë dy nga dikasteret që i ka kërkuar gjatë bisedimeve, ministri që deri më tani janë udhëhequr nga dy kuadro “problematik” Igor Filkov dhe Ivan Stoilkoviç. Burimet bëjnë të ditur se në takimin e fundit mes krerëve të VLEN-it dhe kryeministrit Mickoski është arritur pajtueshmëri që Ministria e Drejtësisë, e drejtuar aktualisht nga Igor Filkov, t’i kalojë VLEN-it në kuadër të rikonstruimit. Po ashtu, pjesë e marrëveshjes është edhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e cila aktualisht udhëhiqet nga Ivan Stoilkoviç.

Sipas të njëjtave burime, VLEN do të udhëheq me Ministrinë e Kulturës dhe Turizimit si dhe ministrinë e Sportit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës, Politikës Sociale dhe Demografisë pritet t’i kalojnë VMRO-DPMNE-së. Nga ky rikonstruim VLEN pritet të dal me një resor ministror më shumë sesa ka pasur pasi nuk do të ketë pozicionin e zëvëndëskryeminstirit për qeverisje të mirë, që deri dje e ka mbajtur Arben Fetai.

Nga VMRO-DPMNE mësohet se nuk priten lëvizje të shumta në kabinetin qeveritar, me përjashtim të disa ndryshimeve të caktuara, ku përflitet pozicioni i ministrit aktual të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Me këtë rikonstruim, pjesë e shumicës qeveritare pritet të bëhet edhe Partia Demokratike e Turqve e deputetit Bejxhan Iljas, e cila deri më tani ishte pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. Sipas burimeve, negociatat për ndarjen e dikastereve duhet të përfundojnë deri të premten, ndërsa gjatë fundjavës partnerët qeveritarë pritet të finalizojnë listën e emrave të ministrave të rinj, të cilët më pas do të procedohen për votim në Kuvend./ZYRTARE.net

Ndaj / Сподели