LAJME
Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonalPa energji elektrike një pjesë e Tetovës dhe Bërvenicës, ja cilët!Taravari: Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë!Kasami dhe Memishi dominojnë Pollogun sa i përket transparencës në komunat që udhëheqin, ja rënditja e Tetovës dhe Tearcës!Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonalPa energji elektrike një pjesë e Tetovës dhe Bërvenicës, ja cilët!Taravari: Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë!Kasami dhe Memishi dominojnë Pollogun sa i përket transparencës në komunat që udhëheqin, ja rënditja e Tetovës dhe Tearcës!Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!
Lajmi ditës

Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonal

Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonal

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë në Takimin e dytë ministror për Ujin të bashkimit për Mesdheun (UfM) në Romë, ku theksoi nevojën për bashkëpunim të fuqishëm rajonal në kushtet e sfidave serioze klimatike.

Në tubimin i cili bashkon vendet e rajonit euro-mesdhetar, ai theksoi se thatësirat, vërshimet dhe ndotja kërkojnë veprim të përbashkët dhe qasje të koordinuar në basenet e lumenjve ndërkufitarë, pasi uji i përbashkët nënkupton edhe përgjegjësi të përbashkët.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha iu referua rëndësisë së qasjes së integruar që lidh sektorin e ujërave me energjetikën, bujqësinë dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Me këtë rast, ai tha se burimet ujore nuk mund të trajtohen të izoluara dhe se zhvillimi bashkëkohor mbështetet në digjitalizim.

Përmes procesit të eurointegrimeve, politikat nacionale në mënyrë të përkushtuar po harmonizohen me standardet evropiane, me theks të veçantë në përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza dhe ndërtimin e rezistencës klimatike. Në këtë kuadër, ministri Hoxha theksoi se realizimi i këtyre qëllimeve kërkon investime të konsiderueshme, financim të qëndrueshëm dhe mobilizim të fuqishëm të burimeve vendase dhe ndërkombëtare.

Në fund, Hoxha shprehu mbështetje të plotë për Deklaratën e përbashkët ministrore për Ujin dhe nismën e Romës, duke përcjellë se ekziston gatishmëri e plotë për partneritet aktiv me të gjitha vendet e rajonit, me qëllim që detyrimet strategjike të shndërrohen në projekte konkrete për një të ardhme të qëndrueshme.

Ndaj / Сподели