LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

Përleshje në Pirok: 54-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se tentoi të sulmonte me mjet të mprehtë bashkëfshatarin

Përleshje në Pirok: 54-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se tentoi të sulmonte me mjet të mprehtë bashkëfshatarin

Një konflikt i dhunshëm në fshatin Pirok të Tetovës ka përfunduar me arrestimin e një 54-vjeçari, i cili dyshohet se sulmoi një bashkëfshatar dhe tentoi ta godiste me mjet të mprehtë, ndërsa familja e viktimës u kërcënua që të mos e denonconte rastin.

Sipas SPB Tetovë, më 27 korrik në orën 12:20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kamjan arrestuan K.A. (54) nga Piroku, nën dyshimin për veprën penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose fjalosjes”.

Ngjarja ishte denoncuar rreth dy orë më herët nga R.S. (43), i cili deklaroi se në lokalin e tij, pas një debati të shkurtër, ishte sulmuar fizikisht nga K.A., i cili më pas kishte tentuar ta godiste edhe me një mjet të mprehtë.

Sipas denoncimit, gjatë kohës që po raportonte rastin në polici, djali i të dyshuarit kishte shkuar dy herë në shtëpinë e R.S. dhe kishte kërcënuar familjarët e tij që të mos e paraqisnin rastin.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet parashtresa përkatëse.

Ndaj / Сподели