LAJME
Lajmi ditës

Paralajmërohet stuhi, shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë në gjithë Maqedoninë

Paralajmërohet stuhi, shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë në gjithë Maqedoninë

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa pasdite në shumë pjesë të vendit pritet mot jostabil i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas parashikimit të DPHM-së, lokalisht proceset do të jenë më intensive dhe do të ketë kushte për stuhi me reshje më të dendura shiu, erë të fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë dhe mundësi për paraqitje të izoluar të breshërit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë nga 23 deri në 32 gradë.

Në Skopje pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa në orët e pasdites do të ketë jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi afatshkurtër në disa pjesë të luginës.

Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë.

Ndaj / Сподели