Lajmi ditës

Ndalohet një 17-vjeçar nga Gostivari, drejtonte moped pa patentë shofer

Ndalohet një 17-vjeçar nga Gostivari, drejtonte moped pa patentë shofer

Më 03.07.2026 në ora 02:30 në fshatin Çajlë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një moped me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte mopedin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, i mituri është ndaluar në stacionin policor, mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ndaj / Сподели