Çmimi i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme në tregjet botërore, duke zbritur në rreth 98 dollarë për fuçi, pas sinjaleve për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, njofton Tema.mk.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, tregjet kanë reaguar pozitivisht ndaj zhvillimeve diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke shtuar pritshmëritë për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rikthim të furnizimeve me naftë në tregjet globale.
