LAJME
Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)
Lajmi ditës

“Skënderbeu, Nënë Tereza, Migjeni dhe….”, kështu do të jenë emrat e rrugëve në Tetovë, ja propizimi i parë

“Skënderbeu, Nënë Tereza, Migjeni dhe….”, kështu do të jenë emrat e rrugëve në Tetovë, ja propizimi i parë

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh kryesues i Grupit të Punës për Riemërtimin e Rrugëve, Albi Qamili, ka njoftuar se është përmbyllur mbledhja e dytë e grupit të punës, ku është konfirmuar pjesa e parë e listës së emrave të propozuar për rrugët e qytetit, raporton Zyrtare.

Sipas Qamilit, lista përfshin emra të figurave të njohura kombëtare shqiptare, si Skënderbeu, Nënë Tereza, Vëllezërit Frashëri, Ismail Kadare dhe Migjeni, të cilët pritet të emërtojnë disa nga rrugët e Tetovës.

Ai bëri të ditur se në propozim janë përfshirë edhe personalitete që kanë dhënë kontribut të veçantë në jetën kulturore, arsimore dhe sportive të Tetovës, mes tyre shkrimtarët Murat Isaku dhe Abdylazis Islami, dirigjenti Gani Jahja, si dhe futbollisti Haqim Memedi. Qamili theksoi gjithashtu se rrugët në lagjet ku jetojnë qytetarë të komunitetit maqedonas nuk do të mbajnë më emra të periudhës jugosllave, por do të emërtohen sipas figurave të historisë dhe kulturës maqedonase, si Kërste Petkov Misirkov dhe personalitete të tjera.

“Me këtë fillojmë zgjidhjen e një çështjeje të lënë pas dore prej vitesh, për të cilën ne si udhëheqësi kemi punuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Qamili.

Procesi i riemërtimit të rrugëve pritet të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme, ndërsa propozimet do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse për miratim.

Ndaj / Сподели