Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka zhvilluar takim me ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, me të cilin ka diskutuar për të ardhmen e bashkëpunimit transatlantik dhe prioritetet e përbashkëta në fushën e sigurisë.Murtezani bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rëndësia strategjike e një partneriteti të fortë dhe të bashkuar transatlantik, me fokus të veçantë në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor dhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike.“Kisha nderin ta takoja Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, për një diskutim konstruktiv mbi të ardhmen e bashkëpunimit transatlantik dhe prioritetet tona të përbashkëta në fushën e sigurisë”, ka shkruar Murtezani.Ai theksoi se partneriteti i fortë transatlantik mbetet i një rëndësie strategjike për përballimin e sfidave të sigurisë dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Lajmi ditës
Murtezani takon ambasadorin e SHBA-së në NATO: Partneriteti transatlantik, kyç për sigurinë e Ballkanit Perëndimor
