LAJME
Albulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në BudvaPresidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-sëSKANDAL: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë, dyshohen se nuk i ofruan ndihmë të lënduarit në DobroshtAlbulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në BudvaPresidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-sëSKANDAL: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë, dyshohen se nuk i ofruan ndihmë të lënduarit në Dobrosht
Lajmi ditës

Muhamed Ademi: 87% e veprave penale janë zbardhur, rezultate rekord të Policisë së Tetovës

Muhamed Ademi: 87% e veprave penale janë zbardhur, rezultate rekord të Policisë së Tetovës

Policia e Tetovës ka shënuar rezultate të larta në zbardhjen e veprave penale, me një përqindje prej 87% të rasteve të zbardhura. Këto të dhëna i ka bërë të ditur sot Muhamed Ademi, komandant i Stacionit Policor Tetovë, gjatë paraqitjes së tij në mbledhjen e Këshillit Komunal të Tetovës, ku është diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë në qytet. Sipas Ademit, rezultatet e arritura paraqesin një tregues të rëndësishëm të punës së policisë dhe efikasitetit në trajtimin dhe zbardhjen e rasteve penale.


“87 për qind zbardhje e veprave penale”, është një nga shifrat kryesore të prezantuara sot para këshilltarëve komunalë, duke e cilësuar këtë si një rezultat të lartë dhe ndër rezultatet më të mira të Policisë së Tetovës.


Ademi në këtë takim ka prezantuar edhe të dhëna të tjera lidhur me sigurinë dhe punën e policisë në territorin e Tetovës. Policia e Tetovës, ndërkohë, në periudhën e fundit ka shtuar aktivitetet edhe në fushën e sigurisë në komunikacion, parandalimit të veprave penale dhe kontrolleve në hapësirat publike dhe pranë institucioneve shkollore./Tema.mk/

Ndaj / Сподели