Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj disa figurave politike shqiptare, duke i cilësuar si të panevojshme për skenën politike.
Në një fjalim të mbajtur gjatë kuvendit zgjedhor të degës Negotinë-Vrapçisht më 28 mars 2026, Thaçi deklaroi se persona si Zijadin Sela dhe Arben Taravari, sipas tij, kanë dëshmuar se veprojnë kryesisht për interesa personale. Gjithashtu kreu i PDSH-së ka ironizuar duke thënë se Ziadini dhe Arbeni dolën “tepër të suksesshëm” vetëm për ta dëmtuar PDSH-në./Tema.mk
