Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se në numrin më të madh të rasteve të dhunës në familje viktima janë gratë, por është regjistruar edhe një rast në të cilin ka pësuar një burrë.
Siç njoftuan nga policia, dje në ora 11:00 në SPB Shkup, një burrë 46-vjeçar ka denoncuar se rreth orës 07:00, në shtëpinë e tij në zonën e Qendrës, është sulmuar me sende të forta nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare.
Nga MPB theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
