Lajmi ditës

Mendoi se po rezervonte banesë, mbeti pa para: Tetovari denoncon mashtrim në internet

Mendoi se po rezervonte banesë, mbeti pa para: Tetovari denoncon mashtrim në internet

Një 47-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar për 20.000 denarë, pasi ka rënë pre e një mesazhi të rremë lidhur me një rezervim të supozuar të një banese në Shkup.

Sipas SPB Tetovë, më 9 qershor në ora 13:30, ai ka raportuar se më 6 qershor kishte pranuar një mesazh përmes një platforme online në lidhje me një pagesë të pretenduar për rezervimin e një banese.

Pasi kishte hapur lidhjen (linkun) e dërguar dhe kishte futur të dhënat e kartelës së tij bankare, nga llogaria i janë tërhequr 20.000 denarë.

Dyshimet se bëhej fjalë për mashtrim u shtuan kur personi me të cilin komunikonte i kërkoi edhe 25.000 denarë shtesë.

Tetovari kontaktoi menjëherë bankën e tij, pas së cilës kartela u bllokua.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit të mashtrimit.

Ndaj / Сподели