LAJME
Albulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në BudvaPresidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-sëSKANDAL: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë, dyshohen se nuk i ofruan ndihmë të lënduarit në DobroshtAlbulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në BudvaPresidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-sëSKANDAL: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë, dyshohen se nuk i ofruan ndihmë të lënduarit në Dobrosht
Lajmi ditës

“Lajthit” Ali Ahmeti: Përmes protestave, armiqtë e kombit shqiptarë po krijojnë pasiguri në Shqipëri

“Lajthit” Ali Ahmeti: Përmes protestave, armiqtë e kombit shqiptarë po krijojnë pasiguri në Shqipëri

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së:

Ka ca ngjarje, zhvillime edhe në Shqipëri. Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën. Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot.

Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta.

Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia.

Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri.

Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria.

Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri.

Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

Ndaj / Сподели