Lajmi ditës

Qamili: Zgjidhje e qëndrueshme për emrat në Tetovë, larg lojërave politike

Qamili: Zgjidhje e qëndrueshme për emrat në Tetovë, larg lojërave politike

Procesi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë po vijon me shqyrtimin e emrave të rinj që synojnë të pasqyrojnë historinë, identitetin dhe realitetin e qytetit dhe komuniteteve që jetojnë në të.Kështu bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Tetovës dhe kryesues i Grupit të Punës për riemërtimin e rrugëve, Albi Qamili.Sipas tij, në mbledhjen e sotme është shqyrtuar një tjetër grup emrash, ndërsa anëtarët janë dakorduar që procesi të zhvillohet duke i dhënë përparësi ligjshmërisë dhe qëndrueshmërisë.Qamili theksoi se procesi nuk duhet të ndikohet nga lojërat politike apo manovrat juridike.Ai tha se si kryesues i Grupit të Punës do të angazhohet që procesi të përmbyllet me zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, pa u diktuar nga presioni i kohës apo politika ditore.“Tetova meriton emra dhe simbole dinjitoze”, ka shkruar Qamili.

Ndaj / Сподели