Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi sot SHBA-në për mungesë të një “strategjie daljeje” në luftën e Iranit ndërsa u shpreh se iranianët janë “negociatorë shumë të aftë”, transmeton Anadolu.
“Problemi me konflikte të tilla është gjithmonë ky: Nuk duhet vetëm të hyni; duhet edhe të dilni. Ne e pamë këtë me shumë dhimbje në Afganistan, për 20 vjet. E pamë në Irak”, tha Merz gjatë një diskutimi me nxënësit e shkollave të mesme në qytetin perëndimor Marsberg.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi kancelarin të ketë thënë se “SHBA-ja hyri në këtë luftë në Iran pa asnjë strategji”, duke shtuar se “kjo është arsyeja pse tani është edhe më e vështirë t’i jepet fund konfliktit”.
Merz tha se nuk beson se SHBA-ja mund t’i japë fund luftës në Iran shpejt “sepse iranianët janë padyshim më të fortë se sa pritej dhe amerikanët qartazi nuk kanë asnjë strategji vërtet bindëse në negociata”.
“Sidomos duke qenë se iranianët janë padyshim shumë të zotë në negociata, ose më saktë, shumë të zotë për të mos negociuar”, tha kancelari duke shtuar se “Një vend i tërë po poshtërohet nga udhëheqja iraniane”.
