Lajmi ditës

Tragjedi në Itali: 42-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes nga një veturë

Tragjedi në Itali: 42-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes nga një veturë

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e Trentos në Itali.

Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Concesio.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Domi ishte duke drejtuar një motoçikletë të tipit “Yamaha R1”, kur u përplas ballë për ballë me një veturë “Renault Clio”, të drejtuar nga një 67-vjeçare nga Bezzecca.

Ndaj / Сподели