Lajmi ditës

Kallëzim ndaj dy të miturve për dhunë dhe kërcënim në Tetovë, ja detajet

Kallëzim ndaj dy të miturve për dhunë dhe kërcënim në Tetovë, ja detajet

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim ndaj dy 16-vjeçarëve, njëri nga fshati Shipkovicë dhe tjetri nga fshati Gajre, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “rrezikim i sigurisë”.


Sipas kallëzimit, më 20.02.2026 në fshatin Shipkovicë, dy të miturit kanë sulmuar fizikisht personin me iniciale Z.I. në oborrin e tij. Gjatë sulmit, i dyshuari i parë, siç bëhet e ditur, ka drejtuar edhe kërcënime me armë automatike.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndaj / Сподели