Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj analistit dhe gazetarit Fatmir Sheholli, duke e ngarkuar me veprat penale “spiunazh” dhe “shantazh”.
Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA) dhe se kishte vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarëve të këtij shërbimi, duke mbledhur dhe përcjellë informacione lidhur me aktivitetet politike, sigurinë dhe institucionet e Kosovës.
Në një zhvillim që po tërheq vëmendje në hapësirën publike shqiptare, rikujtohen edhe disa postime të mëhershme të Shehollit për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, të cilin ai e kishte cilësuar publikisht si “atdhetar”.Kështu, ndërsa sot ndaj tij rëndojnë akuza për bashkëpunim të dyshuar me një shërbim informativ serb, në deklaratat e tij të mëparshme Sheholli kishte shprehur vlerësime të larta për Ahmetin, duke e përshkruar si figurë patriotike.
Aktakuza e PSRK-së përfshin edhe pretendime për shantazh ndaj një personi, përmes të cilit, sipas Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ka kërkuar përfitim material./Tema.mk/
