LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Shteti do t’i paguajë avokatët e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, si dhe shpenzimet e shtatë viteve gjykim për “Talir 2”

Shteti do t’i paguajë avokatët e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, si dhe shpenzimet e shtatë viteve gjykim për “Talir 2”

Të gjitha shpenzimet gjyqësore për shtatë vitet e procesit për rastin “Talir 2” do të duhet t’i mbulojë shteti, pasi Gjykata e Apelit konfirmoi aktgjykimin lirues për ish-kryeministrin

Kjo nënkupton se nga buxheti i shtetit do të paguhen edhe shpenzimet për avokatët e Gruevskit dhe të partisë VMRO-DPMNE, si dhe shpenzimet e tjera të procedurës gjyqësore.

Seanca e parë gjyqësore për këtë rast u mbajt në gusht të vitit 2019, ndërsa vendimi përfundimtar është marrë shtatë vjet më vonë.

Aktakuza kishte të bënte me ndërtimin e paligjshëm të selisë së partisë VMRO-DPMNE, të njohur si “Pallati i Bardhë”.

Pas aktgjykimit të parë dënues, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim. Më pas, Gjykata Penale në Shkup dha një aktgjykim lirues, i cili tashmë është konfirmuar edhe nga gjykata e shkallës së dytë.

Sipas arsyetimit të Apelit, veprimet e të akuzuarit N.G., si person përgjegjës në subjektin juridik, kanë qenë brenda kompetencave të tij. Gjykata vlerësoi gjithashtu se Prokuroria Themelore Publike në Shkup nuk kishte paraqitur prova se veprimet e tij ishin në kundërshtim me Ligjin për financimin e partive politike.

Ndaj / Сподели