LAJME
Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëHeshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-së
Lajmi ditës

Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?

Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një pyetje që po qarkullon është edhe mungesa e një reagimi publik nga familja Jasharaj.Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Vendimi është i shkallës së parë dhe mbrojtja ka paralajmëruar ankesë.Në ditët para verdiktit, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta kishin paralajmëruar reagime në rast të një vendimi dënues. Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, kishte deklaruar se organizatat nuk do të qëndronin duarkryq dhe kishte bërë thirrje për mobilizim.Pas shpalljes së aktgjykimit, vetë Xhavit Jashari e cilësoi vendimin si një goditje ndaj ish-krerëve të UÇK-së, luftës së saj dhe shtetësisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje familjeve të dëshmorëve që të marrin pjesë në protestë.

Por, në këtë situatë bie në sy një tjetër element: deri tani nuk është bërë publik ndonjë reagim i drejtpërdrejtë nga familja Jasharaj lidhur me dënimet e ish-krerëve të UÇK-së.Çfarë do të thotë kjo heshtje?A është thjesht zgjedhje për të mos komentuar një proces gjyqësor që ende nuk ka përfunduar, apo familja Jasharaj ka një qëndrim të rezervuar ndaj mënyrës se si është zhvilluar dhe përfunduar ky proces?

Këto mbeten pyetje pa një përgjigje publike nga familja dhe, pa një deklaratë të drejtpërdrejtë prej tyre, çdo interpretim për arsyen e heshtjes do të ishte vetëm spekulim.Megjithatë, mungesa e reagimit të tyre, në një moment kur vendimi i Hagës ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe në mesin e organizatave të dala nga lufta, e bën këtë heshtje një element që po tërheq vëmendje./Tema.mk/

Ndaj / Сподели