LAJME
Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)
Lajmi ditës

Grubi me një “këmbë jashta arrestit shtëpiak”, ja pse!

Grubi me një “këmbë jashta arrestit shtëpiak”, ja pse!

Muaji i gjashtë dhe i fundit për hetimin ndaj ish‑zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga BDI përfundon më 22 gusht, kur ai do të lirohet edhe nga arresti shtëpiak, nëse prokurori nuk ngre akuzë kundër tij. Prokurori i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, i cili pas 14 muajsh arratisje të Grubit e mbajti vetëm gjysmë dite në paraburgim dhe menjëherë ia zbuti masën në arrest shtëpiak, ka afat ligjor prej 17 ditësh për ta përfunduar hetimin. Në të kundërtën, Grubi është i lirë.

“Nëse nuk ka akuzë, arresti shtëpiak i të dyshuarit për të cilin pyesni hiqet dhe Gjykata Themelore Penale Shkup, me detyrë zyrtare, cakton masë për sigurimin e pranisë. Më së shpeshti kjo është marrja e dokumentit të udhëtimit”, thonë për Sakamdakazam.mk nga Gjykata Penale.

Artan Grubi, para se të dorëzohej në pikën kufitare Bllacë më 23 shkurt 2026, ishte i arratisur në Kosovë, ku nuk nevojitet pasaportë — kufiri kalon me letërnjoftim.

Ai dyshohet për përvetësim prej 8,2 milionë euro në Lotarinë Shtetërore. Pas disa orësh të kaluara në paraburgim, deklaroi se nuk ishte ndier i sigurt në Shutkë, ndaj prokurori, operativë të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), si dhe gjyqtari i procedurës paraprake, menjëherë e nxorën nga burgu me propozim për masë arrest shtëpiak.

Ndaj / Сподели