LAJME
Huthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatatHuthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatat
Bota

Gjermania ia “kthen shpinën” Trumpit: Kjo nuk është lufta jonë, përgjegjësia jonë është NATO

Gjermania ia “kthen shpinën” Trumpit: Kjo nuk është lufta jonë, përgjegjësia jonë është NATO

Deklaratat e fundit të Donald Trump për luftën që po zhvillohet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar reagime të forta nga Berlini.

Në një intervistë për gazetën Financial Times, presidenti amerikan paralajmëroi se NATO mund të përballet me një “të ardhme shumë të keqe” nëse aleatët e SHBA-së nuk mbështesin përpjekjet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Ekziston edhe diçka që quhet NATO”, u shpreh Trump, i cili prej kohësh ka kritikuar aleatët e Shteteve të Bashkuara në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Deklaratat e Trumpit nuk kaluan pa reagim në Berlin, i cili u përgjigj me tone të ashpra.

“Kjo nuk është lufta jonë”, theksoi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duke shtuar: “Çfarë pret Trump nga një grusht fregatash europiane që nuk mund ta bëjë vetë marina e fuqishme amerikane? Ky nuk është lufta jonë, nuk e kemi nisur ne”.

Ai sqaroi gjithashtu se përgjegjësia kryesore e Gjermanisë si aleate është brenda NATO-s.

“Si partnerë në NATO, përgjegjësia jonë e parë është NATO dhe krahu lindor i saj”, deklaroi Pistorius.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se Gjermania nuk do të marrë pjesë me Forcat e saj të Armatosura në një operacion për sigurinë e Ngushticës së Hormuzit.

Ndaj / Сподели