Lajmi ditës

Gjermania drejt rritjes së moshës së pensionit në 70 vjeç, qeveria prezanton reformën e re

Gjermania drejt rritjes së moshës së pensionit në 70 vjeç, qeveria prezanton reformën e re

Qeveria gjermane po avancon me një reformë të gjerë të sistemit të pensioneve, e cila parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension deri në 70 vjeç. Nisma vjen si përgjigje ndaj plakjes së popullsisë dhe sfidave afatgjata me të cilat përballet ekonomia e vendit. Kancelari Friedrich Merz ka mbështetur rekomandimet e një komiteti ekspertësh, sipas të cilave mosha e pensionit duhet të lidhet me rritjen e jetëgjatësisë.

Sipas planit të propozuar, qytetarët që do të dalin në pension në fillim të viteve 2030 do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në moshën 67-vjeçare, ndërsa kufiri pritet të rritet gradualisht në dekadat e ardhshme, me synimin që të arrijë në 70 vjeç deri në fillim të viteve 2090.

Paketa e reformës përfshin gjithsej 33 masa dhe synon të garantojë qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të sigurimeve shoqërore. Një ndër propozimet kryesore është zgjerimi i bazës së kontributeve, duke përfshirë në skemën e detyrueshme edhe nëpunësit civilë dhe të vetëpunësuarit.

Reforma parashikon gjithashtu investimin e një pjese të kontributeve të pensioneve në tregun e aksioneve, me synimin për të rritur fondet dhe për të siguruar stabilitet financiar për brezat e ardhshëm.

Ndaj / Сподели