Një veturë e djegur plotësisht dhe e braktisur është gjetur në zonën e Leshnicës së Epërme Siç mëson Tema.mk, automjeti është konstatuar i shkrumbuar, ndërsa deri më tani nuk dihet se kujt i përket. Rrethanat se si ka përfunduar vetura në atë lokacion dhe shkaqet e djegies së saj mbeten të paqarta.
Rasti është paraqitur tek organet kompetente, të cilat kanë nisur procedurat për identifikimin e pronarit të automjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet që hetimet të sjellin më shumë detaje lidhur me këtë rast./Tema.mk/
