Maqedonia e Veriut përballet me mot më të ftohtë dhe vranësira të ndryshueshme. Në pjesët veriore të vendit priten reshje shiu, ndërsa në malet më të larta ato do të shndërrohen në borë.Sipas parashikimeve meteorologjike, do të fryjë erë e moderuar deri e fortë nga veriu, e cila në disa zona do të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit.Në Shkup pritet mot i freskët dhe me vranësira, me mundësi për reshje shiu dhe erë të moderuar nga veriu.Të mërkurën dhe të enjten pritet stabilizim relativ i motit, ndërsa nga e premtja dhe gjatë fundjavës parashikohen sërish reshje shiu.
Lajmi ditës
Ftohet moti në Maqedoni, erë mbi 60 km/h dhe borë në male
