Një person ka humbur jetën sot në zonën e “Tito Vrv”-it, në Malin Sharr. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një burrë nga fshati Xhepçisht, i cili mësohet se për shumë vite ka punuar si profesor në Shkollën e Bujqësisë në Tetovë, njofton Tema.mk.
Trupi i tij është gjetur pa shenja jete në një terren të vështirë malor, ndërsa rasti është raportuar në polici rreth orës 14:30.Për shkak të terrenit të vështirë dhe lartësisë së madhe mbidetare, nxjerrja dhe transportimi i trupit ka qenë i vështirë. Sipas informacioneve, për transportimin e tij është angazhuar helikopteri.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rastin dhe shkaqet e vdekjes./Tema.mk
