Teksa mijëra qytetarë të Gostivarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi shfaqën simptoma që dyshohet se lidhen me ujin e pijshëm, mungesa e një reagimi nga ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, po ngjall reagime, shkruan Tema.mk. Edhe pse ambasadori Meidani është i “zhurmshëm” për çdo gjë kur bëhet fjalë që nuk apostrofohet BDI, si duket Mejdani në Gostivar po përdor të kundërtën.
Sipas të dhënave të raportuara deri më tani, rreth 5.000 qytetarë janë paraqitur me simptoma dhe situata ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik. Në një moment kur pritej një qëndrim institucional dhe solidarizim me qytetarët e prekur, heshtja e ambasadorit Meidani po cilësohet nga kritikët si e pajustifikueshme. Ndërkohë, institucionet kompetente vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit, ndërsa qytetarët presin përgjegjësi, transparencë dhe reagime nga të gjitha institucionet përkatëse.
