LAJME
Huthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatatHuthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatat
Lajmi ditës

EDITORIAL: Protesta në Tetovë, kur BDI proteston për mëkatet e veta – Përpjekje e dështuar për të kthyer vëmendjen e qytetarëve

EDITORIAL: Protesta në Tetovë, kur BDI proteston për mëkatet e veta – Përpjekje e dështuar për të kthyer vëmendjen e qytetarëve

EDITORIAL nga Tema.mk

Protesta e organizuar nga BDI në Tetovë nuk arriti të prodhojë efektin që organizatorët prisnin. Në vend që të shërbente si një demonstrim force dhe mbështetjeje qytetare, tubimi u perceptua nga shumë qytetarë si një përpjekje për të rikthyer vëmendjen pas humbjes së pushtetit.


Mesazhi që doli nga kjo protestë ishte i qartë: qytetarët nuk harrojnë. Për më shumë se dy dekada, BDI ishte pjesë e pushtetit dhe kishte mundësinë të zgjidhte shumë nga problemet për të cilat sot proteston. Pikërisht për këtë arsye, shumë qytetarë shtrojnë pyetjen e thjeshtë: Çfarë bëtë ju gjatë mbi 20 viteve në pushtet?


Është e vështirë të bindësh opinionin se je zëri i pakënaqësisë, kur për vite me radhë ke qenë pjesë e vendimmarrjes. Protestat janë një mjet legjitim demokratik, por ato humbin peshën kur organizohen nga ata që për një kohë të gjatë kanë pasur mundësinë të veprojnë, e jo vetëm të premtojnë.


Pjesëmarrja më e ulët se pritshmëritë u interpretohet si një sinjal se qytetarët nuk janë të gatshëm të harrojnë përgjegjësinë politike të së kaluarës. Në politikë, besimi fitohet me rezultate, jo me retorikë.
Në fund, protesta në Tetovë i dërgoi një mesazh vetë BDI-së: përpara se të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët, duhet të japë përgjigje për periudhën e gjatë kur vetë ishte në pushtet. Qytetarët presin përgjegjësi, vetëkritikë dhe vizion për të ardhmen, jo rikthim te debatet e së shkuarës pa pranuar rolin që secili ka pasur në to./Tema.mk

Ndaj / Сподели