LAJME
Tragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë!Aksident në rrugën industriale, një person është goditur nga vetura – shihet edhe një karrocë fëmijësh?!Nis përçarja në PS, Veliaj i reagon Ramës nga burgu: Kam më shumë dinjitet se kryeministri…ndryshe IK!Përleshje me sende metalike në kazino në GostivarTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë!Aksident në rrugën industriale, një person është goditur nga vetura – shihet edhe një karrocë fëmijësh?!Nis përçarja në PS, Veliaj i reagon Ramës nga burgu: Kam më shumë dinjitet se kryeministri…ndryshe IK!Përleshje me sende metalike në kazino në Gostivar
Lajmi ditës

Edhe zyrtarisht bashkohen “nip e dajë”? Fatmir Limani rikthehet në krah të Ali Ahmetit pasi e përzun nga VLEN-i dhe Qeveria!

Edhe zyrtarisht bashkohen “nip e dajë”? Fatmir Limani rikthehet në krah të Ali Ahmetit pasi e përzun nga VLEN-i dhe Qeveria!

Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po merr zhvillime të reja, pasi ish-ministri dhe një nga figurat e VLEN-it, Fatmir Limani, është parë sot në Kërçovë në shoqërinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Tema.mk.


Paraqitja e tyre së bashku vjen vetëm pak kohë pasi Limani u përjashtua nga VLEN-i dhe u shkarkua nga posti i ministrit, duke nxitur spekulime se ai po rikthehet sërish në kampin politik të dajës së tij, Ali Ahmetit. Fotografitë dhe pamjet e publikuara nga Kërçova kanë ngjallur reagime të shumta në opinion, pasi marrëdhëniet mes Ahmetit dhe Limanit kanë kaluar nëpër periudha tensionesh politike gjatë viteve të fundit. Megjithatë, paraqitja e përbashkët po interpretohet nga shumëkush si një sinjal i afrimit dhe bashkëpunimit të mundshëm politik mes tyre.


Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga Fatmir Limani apo nga BDI lidhur me pozicionimin e tij të ardhshëm politik, por zhvillimet e fundit po shtojnë zërat se ai mund të jetë pjesë e strukturave të BDI-së në periudhën që vjen./Tema.mk

Ndaj / Сподели