Një lajm i rëndë ka tronditur sportin kosovar. Futbollisti i njohur, Fatjon Bunjaku, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi publik, ku thuhet se Bunjaku ndërroi jetë në rrethana tragjike, duke lënë të pikëlluar familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe të gjithë dashamirët e futbollit.
Vdekja e tij e parakohshme ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, ndërsa shumë persona kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e futbollistit.
Fatjon Bunjaku do të kujtohet për kontributin e tij në futboll dhe për respektin që gëzonte në mesin e komunitetit sportiv.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.
Lajmi ditës
E dhimbshme: Ndahet nga jeta tragjikisht futbollisti Fatjon Bunjaku nga Kosova
