Lajmi ditës

Dy të rinjë nga fshati Tenovë denoncohen për sulm fizik ndaj një bashkëfshatari

Dy të rinjë nga fshati Tenovë denoncohen për sulm fizik ndaj një bashkëfshatari

Më 23.09.2026 në orën 15:25 në fshatin Radiovcë, Komuna e Bërvenicës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Zherovjanit kanë privuar nga liria personat E.N.(25) dhe N.N.(28), të dy nga fshati Tenovë, Komuna e Bërvenicës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga B.SH. nga fshati Tenovë se e kishin sulmuar fizikisht, me ç’rast kishin përdorur sende metalike. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të pasojë parashtresë përkatëse.

Ndaj / Сподели