LAJME
Zjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë!Zjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë!
Lajmi ditës

Drejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e Drejtësisë

Drejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka nisur zbatimin e ndryshimeve graduale në institucionin që drejton, duke vendosur një theks të veçantë në përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin institucional.

Një nga hapat e parë të ndërmarrë është ndryshimi i faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në Facebook, ku tashmë emërtimi i institucionit është shfaqur edhe në gjuhën shqipe. Ky veprim vlerësohet si një sinjal për forcimin e përdorimit të barabartë të gjuhëve në institucionet shtetërore.

Ndryshimi vjen në kuadër të angazhimeve të ministrit Shasivari për ta bërë Ministrinë e Drejtësisë më gjithëpërfshirëse dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët, duke respektuar dispozitat ligjore për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Ky është vetëm një nga hapat e parë të paralajmëruar nga ministri, ndërsa pritet që në periudhën në vijim të ndërmerren edhe ndryshime të tjera në funksion të modernizimit dhe përmirësimit të punës së Ministrisë së Drejtësisë.

Ndaj / Сподели