Lajmi ditës

Djali 33-vjeçar sulmon fizikisht babain në Tetovë

Djali 33-vjeçar sulmon fizikisht babain në Tetovë

Më 21.07.2026 në orën 16:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.A. (33) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga babai i tij 58-vjeçar se para tri ditësh, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, e ka sulmuar fizikisht. S.A. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse, njofton Pa Censurë.

Ndaj / Сподели