LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka iniciuar procedurat për shkarkimin e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Kamberi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se se mungesa e reagimit nga institucionet më të larta të Serbisë ndaj kësaj deklarate tregon se ato po solidarizohen me qëndrimin e ministres.

Ai shtoi se në Serbi vazhdon të kultivohet një narrativë që mohon krimet e luftës, glorifikon kriminelët e dënuar dhe minimizon përgjegjësinë e shtetit serb për luftërat e viteve ’90.

“Po meqenëse që nga deklarimi e deri tani nuk ka asnjë reagim nga ministritë kompetente të Serbisë e as nga kryeministrja e presidenti i Serbisë i bie se po solidarizohen me një deklaratë të atillë dhe dëshmojnë se politikat e Serbisë vazhdojnë dhe mbesin një ndër synimet kryesore të këtij regjimi të cilat janë ringjallur sidomos pas vitit 2016. Qeveria e Serbisë qëndron në frekuenca të njëjta me ministren sepse në vazhdimësi në Serbi po kultivohet një narracion që ka të bëjë me mohimin e krimeve të luftës, glorifikimin e kriminelëve të dënuar dhe tentativën për të minimizuar për të gjitha ato që ka bërë Serbia në luftërat e viteve të 90-ta”, u shpreh Kamberi.

Ndaj / Сподели